Ministria e Bujqësisë realizon projektin trajnues për fermerët kosovarë

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 14:24 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është përmbyllur projekti mbështetës për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, i cili u financua nga Bashkimi Evropian, e që kishte për qëllim forcimin e shërbimeve këshillimore të Ministrisë për Bujqësisë dhe përmirësimin e kualitetit të shërbimeve teknike të ofruara nga laboratorët e MBPZhR-së.

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vezir Jonuzi, tha se qëllimi i këtij projekti është ofrimi i shërbimeve këshilluese bujqësore dhe trajnime për fermerët kosovarë.

Me këtë rast, zëvendësministri Januzi ka theksuar se Shërbimet Këshilluese janë shumë të rëndësishme për zhvillimin dhe modernizimin e sektorit agrorural, prandaj ai tregoi se edhe ministria është duke punuar shumë në ofrimin këtyre këshillave në terren.

“MBPZhR ka themeluar 31 qendra informative komunale në 31 komuna të Kosovës. Janë certifikuar 38 këshilltarë publikë dhe 98 privatë. Rishikimi i strategjisë 2012-16. Janë hartuar 8 udhëzime administrative për zbatim të ligjit për shërbime këshilluese dhe zhvillimin rural. Ngritje të kapaciteteve të stafit dhe aktivitete tjera”, tha Jonuzi.

Ai ka treguar se janë arritur objektivat e përgjithshme të projektit, të cilat ishin për të mbështetur MBPZHR-në për të krijuar një sistem funksional këshillues të Kosovës për Bujqësi dhe Zhvillim Rural (SKKBZHR) , i cili tashmë ai tha se është i gatshëm të ofrojë shërbime këshilluese cilësore për fermerët.

Ndryshe, në kuadër të këtij projekti janë themeluar 31 Qendra Informative Komunale në 31 komuna të Kosovës, janë certifikuar 38 këshilltarë publikë dhe 98 këshilltarë privat, janë hartuar 8 udhëzime administrative për zbatim të Ligjit për Shërbimet Këshilluese dhe Zhvillim Rural, janë ngritur kapacitetet e stafit, si dhe shumë aktivitete tjera.

Projekti ka pasur qëllim forcimin e shërbimeve këshillimore të Ministrisë së Bujqësisë, si dhe përmirësimin e kualitetit të shërbimeve të ofruara nga laboratorët e saj.

 

Të ngjashme