Ministria e deklaroi të vdekur, Rama sqaron “ringjalljen” e pacientit me Coronavirus

Prishtinë | 23 Mar 2020 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur sot për gabimin e ministrisë së Shëndetësië, e cila raportoi për vdekjen e një pacienti e më pas ringjalljen e tij. Rama në një lidhje direkte me Abc News, ka thënë se ministria për informacionin që ka dhënë në media ka qenë e bazuar dhe s’ka bërë asnjë gabim.

Mund të na thoni se çfarë ndodhi me raportimin e gabuar për ‘vdekjen’ e pacientit? Ju pyes për këtë pasi është besueshmëria e shifrave…

“Mos kini fare merak për shifrat. Unë pyeta dhe përgjigja që mora ishte shumë e thjeshtë, pacienti kaloi në një vdekje klinike dhe pastaj ndodhi mrekullia që u rikthye. Sigurisht kjo nuk do të thotë që është jashtë rrezikut, por lajmi ishte i bazuar dhe i bazuar dhe reagimi ishte sërish i bazuar”, tha Rama. 

Më herët, sot në mëngjes, MSH njoftoi se pacienti Skënder Kurti, trajner boksi ndërroi jetë. Më pas, lajmi u përgënjeshtrua nga vetë MSh që sqaroi se bëhej fjalë për vdekje klinike.

Të ngjashme