Ministira e Drejtwsisw ka konfirmuar djegien e dy zyrave të IML-së. Sipas njoftimit nuk ka të lënduar dhe se ende nuk dihet shkaqet e zjarrit.
Në njoftim thuhet se zëvendësministri Sallahu ka shkuar në vend të ngjarjes dhe më vonë do të ketë informacione të reja.
“Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit. Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet. Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrfikëseve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes. Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar. Për zhvillimet e mëtutjeshme do të informoheni me kohë”.