Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se procesi i testimit me shkrim për dhënien e provimit të Jurisprudencës është karakterizuar si i rregullt.
Në provimin që është mbajtur në fund të javës së kaluar, sipas ministrisë, kanë marrë pjesë 729 kandidatë, ku pesë prej tyre janë përjashtuar për shkak të mos respektimit të rregullave për mbarëvajtjen e provimit.
“Testimi me shkrim është mbajtur në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” dhe si proces është karakterizuar përgjithësisht si i rregullt dhe pa incidente”, thuhet në njoftimin e ministrisë.