Ministria e Drejtësisë së Kroacisë: Ka mundësi që shoferi i autobusit të ekstradohet në Kosovë

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Shoferi i autobusit që u aksidentua në autostradën në Slavonski Brod po vazhdon mbahet në paraburgim në Kroaci nën dyshimin se i njëjti ka vozitur në autostradë në kundërshtim me ligjin kroat për trafikun rrugor, që si pasojë u shkaktua aksidentit tragjik i së dielës, që u mori jetën 10 kosovarëve që po ktheheshin në vendlindje nga Gjermania.

Ekstradimi në Kosovë i shoferit kosovar, sipas shtetit kroat, është herët të parashikohet, por një gjë e tillë mund të ndodh.

Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike së Kroacisë tha se megjithatë Kosova dhe shteti kroat e kanë të rregulluar çështjen e ekstradimit të të akuzuarve me Marrëveshjen e vitit 2012 për asistencë reciproke juridike.

“Sipas legjislacionit të brendshëm kroat, kushtet për transferimin e rasteve kriminale janë duke u themeluar nga autoritetet që po kryejnë hetimet. Në këtë moment është shumë herë të parashikohet se a do të vendosë autoriteti kompetent juridik për transferimin e rastit në fjalë tek Republika e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë kroate të Drejtësisë për Reporteri.net.

Tutje, shteti kroat ka treguar se zakonisht transferimi i të pandehurve iniciohet nga shteti që gjykon apo heton rastin. Megjithatë, Ministria e Drejtësisë e Kroacisë ka theksuar për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ se do të merren parasysh edhe iniciativat që vijnë nga Kosova, shtetasi i të cilës po mbahet i paraburgosur në shtetin kroat për shkak të aksidentit ku mbetën të vdekur 10 persona.

Ndërkaq, kanë treguar se në rast se shoferi i kompanisë “Deva Tours” dënohet në Kroaci, ekziston e mundësia që atij t’i lejohet transferimi në burgun në shtetin kosovar. Natyrisht, kjo nëse plotësohen kushtet.

Të ngjashme