Ministria e Financave del me tjetër njoftim për paraqitjen fizike të pensionistëve

Prishtinë | 12 Gus 2022 | 14:46 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave del me tjetër njoftim për paraqitjen fizike të pensionistëve

Ministria e Financave ka njoftuar të gjithë përfituesit e pensioneve se gjatë ditëve të vikendit do të mund të paraqiten në objektet e Departamentit të Pensioneve.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se mundësia e paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë do të vazhdojë edhe në këtë fundjavë. Konkretisht, me datën 13 dhe 14 gusht (e shtunë dhe e diel), të gjitha zyrat e pensioneve në Republikën e Kosovës do të jenë të hapura dhe në shërbim të qytetarëve duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 15:00”, thuhet në njoftim.

Ky vendim është marrë bazuar në fluksin e madh të përfituesëve që janë lajmëruar në ditët e fundit, si dhe me qëllim që asnjë përfitues, që i plotëson kriteret ligjore, të mos privohet nga kjo e drejtë.

Andaj, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve fton të gjithë përfituesit e këtyre skemave që për shkaqe të ndryshme nuk kanë mundur ta kryejnë këtë obligim ligjor deri më 12.08.2022, të bëjnë në dy ditët në vijim.

Të ngjashme