Ministria e Financave dhe Banka Botërore, kanë organizuar sot tryezë diskutimi me të gjitha ministritë dhe agjencitë e linjës për rishikimin e portfolios kreditore të projekteve me financim përmes huamarrjes. Në këtë tryezë u diskutua për progresin e projekteve me financim kreditor nga Banka Botërore, sfidat si dhe adresimi për të ardhmen dhe kjo gjithmonë me objektiven për implementim sa më efektiv dhe efikas të të gjitha projekteve në fjalë.
Me këtë rast ministri i Financave Bedri Hamza, bëri të ditur së në partneritet me Bankën Botërore, Ministria e Financave në vazhdimësi është e angazhuar për rritjen e efikasitetit të implementimit të projekteve me fonde të huamarrjes, duke shtuar se edhe prezantimi i sotëm i Raportit të Monitorimit të porftolios kreditore, është me qëllim të adresimit të çështjeve dhe rritjes së performancës. Ai gjithashtu theksoi se ka progresit të arritur në implementim të marrëveshjeve por në të njëjtën kohë kërkoi angazhim edhe me të madh që ta rrisim edhe më shumë dinamikën e implementimit.
Sipas ministrit Hamza për projektet e Bankës Botërore për 5 mujorin e vitit 2019, janë disbursuar 5.8 milionë Euro. Nëse i referohemi vitit fiskal të BB (1 Korrik – 30 Qershor), pra afërsisht 1 vit nga tani, janë disbursuar rreth 11.7 milionë euro. Dy projekte mund të veçohen se kanë pasur lëvizje shumë pozitive, njëra ka të bëjë me Ministrinë e Shëndetësisë duke avancuar statusin dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, projekti Ekonomia Digjitale, ku edhe pse është ratifikuar nga Kuvendi në fund të vitit 2018, ka filluar me hapa konkret drejt zbatimit.