Ministria e Financave dhe KEK-u nënshkruajnë dy marrëveshje për projektin për energji solare

Prishtinë | 02 Gus 2024 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave dhe KEK-u nënshkruajnë dy marrëveshje për projektin për energji solare

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve dhe Korporatës Energjetike të Kosovës kanë nënshkruar dy marrëveshje me vlerë totale mbi 60 milionë euro për financimin e projektit të energjisë solare (Solar4Kosovo).

“Ky projekt parasheh ndërtimin e një impianti fotovoltaik diellor me kapacitet të instaluar deri në 100 MW, që do të prodhojë rreth 152 GWh energji në vit. Synimi kryesor është rritja e prodhimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe ulja e ndikimit në ambient nga prodhimi i energjisë elektrike në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Pjesë e projektit thuhet se është instalimi i paneleve solare në fushat e ish-deponisë së hirit të KEK-ut, afër termocentraleve. “Para instalimit, rreth 150 hektarë të ish-deponisë së hirit në afërsi të Kosova A dhe deponisë së hirit ‘Dragodan’ do të rivitalizohen. Përveç kapacitetit të shtuar për prodhimin e energjisë elektrike, ky projekt do të ndihmojë KEK-un në rritjen e nivelit të menaxhimit të burimeve të energjisë, si dhe në zhvillimin e kapaciteteve për investime në burime të diversifikuara të energjisë në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Marrëveshjet janë nënshkruar nga ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Bekir Gërguri.

Të ngjashme