Ministria e Financave nuk ngrit tavanin e kompensimeve për zjarrfikësit, vendimi cilësohet skandaloz

Prishtinë | 12 Tet 2023 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Mospërfshirja e zjarrfikësve në ngritjen e tavanit të kompensimeve nga Ministria e Financave, po konsiderohet skandaloze.

Drejtori ekzekutiv i QKPS-së, Tahir Ahmeti, në një reagim të tij, thotë se institucionet e vendit, këtë kategori shpëtimtarësh, duhet trajtuar me dinjitet.

Siç shton ai, me veprime të tilla, Qeveria e Kosovës, s’duhet të rrezikojë statusin e tyre për t’i detyruar të hynë në grevë.

”Vendimi i Ministrisë së Financave, për mospëfshirjen e zjarrfikësve në ngritjen e tavanit të kompensimeve, për punën gjatë natës dhe jashtë orarit të punës, është skandaloz.

Pse duhet të ketë diskriminim dhe vendime selektive. Institucionet e Kosovës duhet t’i trajtojnë me dinjitet shpëtimtarët, ashtu siç edhe e meritojnë e jo të konsiderohen si kategori e punëtoreve që kërkojnë lëmoshë nga institucionet për punën e tyre të dinjitetshme që e bëjnë.

Nuk guxojmë të rrezikojmë me këtë institucion të rëndësishëm të sigurisë. As nuk duhet të detyrohen zjarrfikësit të hynë në grevë”.

Të ngjashme