Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 18 prill 2024 do të mbahet ankandi i
pestë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 2 vjeçar në shumën
prej 20 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe
Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2
vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni
ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.