Ministria e Infrastrukturës: Është pastruar sistemi i drenazhimit dhe është larguar uji i grumbulluar në Autostradën “Arbën Xhaferi”

Prishtinë | 30 Qer 2026 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas raportimeve për grumbullim të ujit në një segment të Autostradës “Arbën Xhaferi”.

Sipas njoftimit të ministrisë, ndërhyrja është realizuar menjëherë në terren, ndërsa është pastruar sistemi i drenazhimit dhe është larguar uji i mbledhur në këtë pjesë të autostradës.

“Brenda pak çastesh është bërë pastrimi i sistemit të drenazhimit dhe largimi i ujit të grumbulluar, duke rikthyer qarkullimin normal dhe të sigurt në këtë segment të autostradës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit.

Ministria ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e rrjetit rrugor dhe se ekipet e mirëmbajtjes janë të gatshme për ndërhyrje në rast nevoje.

“Ministria mbetet në monitorim të vazhdueshëm të rrjetit rrugor dhe ekipet tona janë të gatshme të ndërhyjnë në çdo rast kur paraqitet nevoja, me qëllim garantimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme