Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ka vlerësuar se PriFest është festival i rëndësishëm për industrinë e filmit kosovar.
Në hapjen e këtij festivali ka marrë pjesë edhe ministri Hajrulla Çeku.
“Ky vit e gjen festivalin me një boshllëk të madh, pa të parën e tij, të ndjerën Vjosa Berisha. Ky edicion i dedikohet kujtimit të saj dhe gjithë përpjekjeve të saja për ngritjen e nivelit të kinematografisë në Kosovë”.
“Hapja e festivalit u bë me filmin “Vera andrron detin” me regji nga Kaltrina Krasniqi dhe producent Shkumbin Istrefi, ndërsa pjesëmarrësit ishin të shumtë. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ministri i kulturës, Hajrulla Çeku”.
“PriFest është festival i rëndësishëm për industrinë e filmit kosovar, pasi që përveç që sjell kualitetin kinematografik botëror në ekranet e Prishtinës, gjithashtu ndihmon në kultivimin e kinematografisë vendore duke ndihmuar filmbërësit të marrin fillimet e mbara në projektet e mëdha filmike të cilat shpesh po përfundojnë në festivalet më të mëdha botërore”.