Ministria e Mbrojtjes së Kosovës përmes një njoftimi për media ka njoftuar se, ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës, nuk do të jetë e hapur për qyteatrët.
Në njoftim thuhet se ceremonia e organizuar për shënimin e kësaj dite do të jetë vetëm me ftesa zyrtare.
“Njoftojmë të gjitha mediat dhe qytetarët; se ceremonia e shënimit të Ditës së Forcës, nuk është ditë e hapur për qytetarë.
Pjesëmarrja në ceremoninë e organizuar me rastin e Ditës së Forcës, bëhet vetëm me ftesa zyrtare”.
“Dita e Forcës” shënohet me datë 27 nëntorë, për nder të themelimit të FSK-së me këtë datë.