Gjatë ditës së sotme Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Veriun e Kosovës.
Ky aksion është zhvilluar për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Më herët nga disa media është raportuar se në aksion janë përfshirë edhe Forcat e Sigurisë së Kosovë.
Zyrtari për Informim, Ibrahim Shala, nëpërmjet telefonit deklaroi se FSK nuk ka qenë pjesëmarrëse në aksion.
“Nuk ka pasur angazhime të FSK-së në veri të Mitrovicës në aksionin e Policisë së Kosovës”-tha Shala, raporton Klan Kosova
Forcat e Sigurisë nuk e kanë në misionin e tyre Kushtetues të marrin pjesë në aksione për arrestimin e personave.