Ministria e Mjedisit në mbështetje për përmirësimin e kushteve mjedisore për banorët e Vitisë

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 14:24 | Nga

Ushtruesi i detyrës së ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi është takuar me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin ku kanë diskutuar për realizimin e disa projekteve për Komunën e Vitisë, duke përfshirë trajtimin e ujërave të zeza, ndërtimin e ujësjellësit në disa fshatra të kësaj komune.

Përmes një postimi në rrjetin social  Facebook Matoshi ka thënë se gjatë takimit është diskutuar rreth përmirësimit të kushteve mjedisore për banorët e kësaj komune, poashtu edhe për aksionin e 15 shtatorit.

“Qëllimi jonë është përmirësimi i kushteve mjedisore për banorët e Komunës së Vitisë duke u ofruar kështu mirëqenie dhe jetë më të shëndetshme. Gjatë takimit me kryetarin Haliti, kemi diskuar edhe për aksionin “Ta pastrojmë Kosovë”, nga i cili mora mbështetje dhe përkrahje në realizimin e suksesshëm të këtij aksioni i cili fillon më 15 shtator”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme