Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u nënshkrua marrëveshja me GIZ për financimin e projektit “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike në menaxhimin ndërkufitar të riskut të përmbytjeve për Ballkanin Perëndimor (CCAWB II)” në vlerë 2 milon euro, nga të cilat rreth gjysmë milion euro do të përfitojë Kosova.
Ky projekt ka për qëllim përmirësimin e menaxhimit të rreziqeve të përmbytjeve në pellgun lumor të Lumit Drini dhe do të zbatohet në katër vendet partnere: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Male të Zi.
Sipas marrëveshjes, Ministria e Mjedisit do të vendosë në dispozicion ekspertë për të mbështetur dhe ndihmuar zbatimin e projekti.
Gjithashtu do të ndihmojë në vendosjen e kontakteve për bashkëpunim ndërmjet palëve përkatëse të interesit në fushën e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, menaxhimit të burimeve ujore dhe më gjerë, përfshirë palë të interesit nga ministri të tjera si edhe institucione kompetente si agjenci shtetërore dhe universitete.
Ministria e Mjedisit ka marrë për detyrë që të bashkëpunoj nga afër me ministri dhe agjenci kompetente nga Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, për të arritur objektivin e përbashkët të përcaktuar në këtë marrëveshje