Ministria e Mjedisit tregon për planin për mënjanimin e mbetjeve spitalore dhe menaxhimin e mbeturinave

Prishtinë | 27 Tet 2021 | 13:57 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për  Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë në mbledhjen e radhës ka diskutuar gjendjen e projektligjeve në procedurë të Komisionit, raporton Ekonomia Online.

Në këtë komision ka raportuar Linda Çavdarbasha, zëvendësministre e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e cila tha se çështja e mjedisit nuk është se ka qenë prioritet në qeverisjet e mëparshme, duke theksuar se janë duke punuar në disa aspekte e ndër to për hidrocentralet.

 “Çështja e mjedisit është trajtuar më herët me prioritet të ulët, për dallim me këtë Qeveri që e kemi ndër prioritetet tona. Qysh nga muaji mars kemi nisur me procesin e hidrocentraleve, për hartimin e praktikave ligjore përmes raporteve të caktuara. Themelimi i Komisionit ndërministror për procesimin e tematikave dhe çështje që janë në kuadër të kësaj ministrie”.

Tutje, ajo tha se sfidë mbetet edhe menaxhimi i mbeturinave dhe zbatimi i planit për mbeturinat.

Ajo më tej tha se janë edhe në plan të mënjanimit të mbetjeve spitalore një problem i madh që ka qenë më i shprehur këtë vit.

“Bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë jemi në plan për mënjanimin e mbetjeve spitalore që ka qenë shumë më i madh se vitet paraprake sidomos gjatë pandemisë”.

Nga ana tjetër, Afrim Berisha, drejtor i Drejtorisë për Monitorimin e Mjedisit në Agjencionin për mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës prezantoi raportin për gjendjen e mjedisit në vend.

Berisha tha se qëllimi kryesor i këtij raporti është informimi i gjerë për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020.

“Qëllimi kryesor i këtij raporti është që të informoheni për gjendjen e mjedisit në Kosovë. Ky raport përmban informacione të bazuara nga monitorimi dhe që janë analizuar tutje. Raporti mban detaje edhe për sektorë të tjerë mjedisor”, tha Berisha.

Në bazë të të gjeturave ai tha se tek ajri ka tejkalim të vlerave të parapara dhe që emetimet më të mëdha vinë nga industria.

“Sa i përket ajrit kemi tejkalim të vlerave të parapara, dhe që emetimet më të mëdha vinë nga industria. Sa i përket ujërave vazhdon të jetë problem nga ndotja dhe ndërtimet ilegale”.

Të ngjashme