Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, pas vendimit të Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, ndalon frekuentimin nëpër të gjitha parqet apo ambientet e ngjashme, çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 20:00; shitjen e pijeve të ngrohta përfshirë këtu shërbimet “take away”, ua ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që raportojnë në rast se shohin ndonjë shkelje.
“Prandaj ftojmë të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë duke kontribuar në raportimin e rasteve të shkeljeve të këtij vendimi në numrin 112, duke i ndihmuar Policisë së Kosovës, Inspektorëve dhe të gjitha institucioneve përkatëse ta zbatojnë me lehtësi vendimin e lartcekur. Kontributi i secilit nga ju do të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit tuaj dhe familjes suaj. Andaj ju ftojmë që të kontribuoni duke Qëndruar në Shtëpi. Mbroni veten dhe familjen tuaj!”, është thënë në thirrjen e MPBAP-së.
Sipas vendimit me Nr.116/20 të datës 20/03/2020, të Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, i cili thotë :
• Ndalohet frekuentimi nëpër të gjitha parqet apo ambientet e ngjashme, çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 20:00;
• Ndalohet shitja e pijeve të ngrohta përfshirë këtu shërbimet “take aëay” (për të marrë me vete) nga të gjitha subjektet ekonomike të cilat ofrojnë këto shërbime pavarësisht veprimtarisë së tyre primare.
• Detyrohet Policia e Kosovës që të shtojë prezencën e zyrtarëve policor në të gjitha parqet në Republikën e Kosovës, me qëllim të mbikëqyrjes së ndalimit të frekuentimit të parqeve nga personat si në pikën 1 të këtij vendimi;
• Detyrohen të gjitha subjektet ekonomike të cilat janë të lejuara të ofrojnë shërbimet e tyre, që të vendosin shenjat përkatëse për mbajtjen e distancës prej një (1) metër për të gjithë personat;