Ministria e Punëve të Brendshme bënë apel për kujdes nga zjarret

Prishtinë | 07 Kor 2021 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë apel për kujdes nga zjarret, raporton Gazeta Express.

Nga kjo ministri kanë thënë se tashmë jemi në sezonin e verës i cili karakterizohet me temperatura të larta të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore

Njoftimi i plotë:

Apel për kujdes nga zjarret

Qytetarë të nderuar, tashmë jemi  në sezonin e verës, që karakterizohet me temperatura të  larta, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet.

Reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne!

Në situata kur nuk keni mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet të lajmëroni rrezikun, duke ndjekë hapat si më poshtë.

•Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik ( integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks,  nga secili vend apo pozitë në Republikën e Kosovës).  Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:

•Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe  Shpëtimit në numrin e telefonit 193,

Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit   192,

Ndihmën e shpejtë , në numrin e telefonit   194.

Të gjitha thirrjet janë pa pagesë.

ZJARR- VËNIET E QËLLIMTA,  SI  DHE  ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA, 

JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunim.

Të ngjashme