Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po kërkon nga qytetarët ta vlojnë ujin para se ta pijnë atë, pas turbullirave të shkaktuara nga vërshimet e fundit në vend.
Sipas kësaj ministrie, uji para përdorimit duhet të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.
“Kjo procedure e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike. Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar”, thuhet në reagimin e MSh-së.