Ministria e Shëndetësisë ka hapur konkurs për pranimin e 42 mjekëve të përgjithshëm në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në disa komuna.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se paga mujore do të jetë 610 euro, dhe se nuk do të ketë shtesa tjera përveç pagave.
Sipas MSH-së, të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat dhe kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave.
Konkursi do të jetë i hapur deri më 11 janar.