Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të marrin të gjitha dozat e vaksinës Anti-COVID.
Nga kjo ministri ka thënë se nuk mjafton vetëm një dozë e vaksinës, dhe se niveli maksimal i mbrojtjes ndaj virusi, sipas MSH’së, arrihet vetëm nëse qytetarët marrin të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës.
Tutje nga kjo ministri kanë thënë se qytetarët mund të vaksinohen kudo në Kosovë.
Njoftimi i plotë:
Nuk mjafton nëse keni marrë vetëm njërën dozë të vaksinimit dhe nuk jeni vaksinuar plotësisht.
Niveli maksimal i mbrojtjes arrihet vetëm nëse i merrni të gjitha dozat e rekomanduara të vaksinës kundër COVID-19!
Kudo në Kosovë, ju tani mund të merrni edhe dozën përforcuese dhe dozën e tretë!
#Vaksinohuni
https://www.facebook.com/Ministria.Shendetesise.RKS/posts/2167176113439964