Ministria e Shëndetësisë mban konferencë për medie

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 09:44 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë do të mbajë konferencë për medie në orën 10:30. Në njoftimin e Zyrës për Informim të kësaj ministrie nuk është bërë e ditur tema për të cilën do të flitet, raporton Ekonomia Online.

Nga e hëna e deri më 18 maj do të ndryshojë orari i lëvizjes së qytetarëve.

Që nga sot, masat për parandalim të përhapjes së pandemisë do të ndryshojnë.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë duke e parë që numri i rasteve të reja me Coronavirus në vend ka shënuar rënie, ndërsa janë regjistruar numër më i madh i të shëruarve.

Gjatë kësaj periudhe do të zgjerohet orari i lëvizjes së qytetarëve nga 1 orë e gjysmë në 3 orë në dy orare para dite dhe pas dite.

Faza e dytë planifikohet nga 18 maji deri më 1 qershor, ku planifikohen të lirohen masat varësisht nga situata, ndërsa faza e tretë nis nga 2 qershori deri në vendimin e radhës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme