Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shqiptare informon se mëngjesin e sotëm ka përfunduar testimi i tre rasteve të reja të dyshuara në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.
Rastet ishin me histori udhëtimi me vendet e prekura nga koronavirusi COVID-19 dhe kanë rezultuar negative.
Deri në këto momente janë testuar 26 raste për koronavirusin e ri.