Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vendit që të aplikojnë për marrjen e vaksinës përmes platformës elektronike eKosova, ku aplikimi është thjeshtëzuar.
Në zbatim të Planit Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, personat me sëmundje kronike janë kategori prioritare në këtë fazë të vaksinimit.
Prandaj, u bëhet thirrje këtyre personave, pa dallim moshe (18+), që të aplikojnë për vaksinim, duke e plotësuar rubrikën “sëmundje kronike” në aplikacion.
Të njëjtit pastaj, do të kontaktohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe qendrat e vaksinimit nëpër komuna për t’u vaksinuar sipas termineve që do t’u caktohen.
Me qëllim të aplikimit më të lehtë për marrje të vaksinës, gjeni në vijim të gjithë hapat që duhet ndjekur për regjistrim dhe aplikim në platformën eKosova.
Procedurat e regjistrimit dhe aplikimit për vaksinën kundër COVID-19 në platformën eKosova
Procedura se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19” veçse është publikuar kohë më parë në eKosova dhe gjendet në vegzën https://ekosova.rks-gov.net/Video/Hn2SJJlZppw dhe njëkohësisht duke klikuar vegzën “Shiko video udhëzuesit” që gjendet në faqen e parë tek eKosova.
Procedura e shkruar se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19” është:
Procedura e shkruar se si të përdoret shërbimi “Aplikimi për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë” është:
Për të dy shërbimet e mësipërme, ngarkimi i dokumenteve-fotografive nga qytetari nuk është i obliguar.