Ministria e Sportit licencon tri Federata

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur që sot janë licencuar tri federata të Sportit, dhe atë për Federatën e Basketbollit, Volejbollit dhe të Atletikës.

Përmes një njoftimi në Facebook nga kjo Ministri thonë se kjo ka ndodhur në kuadër të licencimit të federatave me udhëzimin e ri administrativ

”Në kuadër të licencimit të federatave sportive sipas udhëzimit të ri administrativ për licencimin e federatave, sot ministri i Sportit, Hajrulla Çeku së bashku me zëvendësministren Daulina Osmani kanë pritur drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Kryetarin Arben Fetahu dhe Sekretaren e Përgjithshme Elvira Dushku”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të ngjashme