Pas uljes së çmimit për disa ditë, nafta ka pësuar ngritje të sërishme të çmimit në Kosovë, përkundër faktit që të martën u raportua për rënie të çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, për shkak të avancimit të bisedimeve në mes të Rusisë dhe Ukrainës.
Në lidhje me këtë rritje, ka reaguar Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të cilët kanë thënë se paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit, shkruan Reporteri.net.
Kjo ministri kanë thënë së autoritetet po inspektojnë në terren.
“Sot në mëngjes ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren”.