Ministria hap konkursin për çmimet në fushën e artit pamor, afati për propozime deri më 12 prill

Prishtinë | 15 Mar 2025 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit  hapi konkursin për Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore, “Muslim Mulliqi” dhe për Çmimin Vjetor për të Arriturat në fushën e Artit Pamor.

Afati  për propozime  është deri më 12 prill.

Çmimin “Muslim Mulliqi” u ndahet personaliteteve të shquara në fushën e artit pamor për të arriturat profesionale, për ngritjen e vlerave dhe për kontributin e veçantë në avancimin e artit pamor”.

Të drejtë propozimi për këtë çmim kanë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Galeria Kombëtare e Kosovës, Fakultetet e Arteve të Universiteteve Publike dhe private të Republikës së Kosovës si dhe Asociacionet e Shoqatat profesionale të artit pamor. Për propozim janë disa kritere e ndër të tjera, ai duhet të përmbajë arsyetimin me shkrim dhe materialet tjera përcjellëse për të nominuarin.

Është caktuar që çmimet të ndahen në ditën e parë të qershorit.

Të ngjashme