Kabineti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka caktuar këshilltar për medie, Flamur Pireva.
“Fillimisht ju falënderojmë për bashkëpunimin që keni me Ministrinë e Drejtësisë dhe njëherit ju njoftojmë se përveç kontaktit me Zyrën për Komunikim me Publikun, kabineti i ministres Haxhiu ka caktuar këshilltar për media, Flamur Pireva”.
“Ministria e Drejtësisë mbetet e hapur për të bashkëpunuar ngushtë dhe për të qenë transparente dhe korrekte me secilin nga ju”.