Ministria investon 340 mijë € në sistemin e ujitjes në Pirç të Mitrovicës – Peci: Do ta rrisim prodhimtarinë

Mitrovicë | 27 Qer 2023 | 13:58 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka inspektuar punimet në ndërtimin e zgjerimit të sistemit të ujitjes në fshatin Pirç të komunës së Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.

Kostoja e këtij projekti është mbi 342 mijë euro, ndërsa gjatësia e kanaleve është 6120 metra.

Ministri Peci tha se falë këtij projekti, po zgjerohet sistemi i ujitjes në 150 hektarë tokë. Ai shton se shpreson që ky investim t’i ndihmojë fermerët në prodhimtari.

“Jemi këtu në fshatin Pirç, fshatin më bujqësor në komunën e Mitrovicës. Jam shumë i kënaqur që po fillojmë sot punimet në zgjerim të kapacitetit të sistemit të ujitjes. Bëhet fjalë për një zgjerim, për afër 150 hektarë”.

“Ky fshat pjesë e identitetit e ka pjeprin jo vetëm për Mitrovicën por edhe për pjesë tjera të regjionit, kështu që në kapacitetet e ministrit që m’u kanë dhënë, do t’i ndihmojë banorët dhe fermerët e Pirçit në ngritjen e kapaciteteve dhe lehtësimin e punës së tyre në prodhimtarinë e tyre vjetore”, tha Peci.

Të ngjashme