Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka njoftuar se ushtarëve ua kanë rritur pagat.
Tash e tutje, një ushtar ukrainas do t’i marrë 100 mijë hryvnias në muaj (2,966 euro), përcjell Gazeta Express.
Po ashtu, shteti ukrainas ka vendosur që të ndajnë para edhe për familjet e ushtarëve që kanë vdekur gjatë luftimeve të këtyre ditëve.
“Dhe dua të përsëris fjalët e Presidentit: kjo nuk bëhet për t’u thënë “faleminderit”. Kjo po bëhet në mënyrë që mbrojtësit dhe ushtarët tanë ta dinë se vendi është mirënjohës ndaj tyre. Shteti duhet të paguajë denjësisht për këtë vepër të rëndësishme… Lavdi Ukrainës!, tha ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Alexey Reznikov.