Ministria pa Portofol, krijoi 561 vende të reja pune, deputetët dyshojnë se u manipulua me investimet kapitale

Prishtinë | 04 Kor 2019 | 12:21 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri, ka raportuar para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për raportet e auditimit, raporton Ekonomia Online.

Demiri tha se dikasteri që ai e drejton vetëm përmes projekteve të kësaj ministrie, ka arritur të krijojë 561 vende të reja të punës.

Ai tha se vetëm në vitin 2018, 846 persona kanë fituar grante duke i zgjeruar bizneset e tyre.

“Kemi disa çështje ku zyra ka dhënë disa vërejtje për punën e ministrisë dhe ne jemi të gatshëm të përgjigjemi për nga ana e tjetër ekziston komisioni që e ka vlerësua secilin projekt. Ne kemi krijuar 561 vende të reja të punës kështu kemi pas 846 persona të cilët kanë fituar grante apo që e kanë zgjeruar biznesin e tyre”.

“Ne i kemi ndarë grantet në 3 programe si: Start up, 2 vjeçar dhe mbi 2 vite. Sa i përket mëkresave që i kemi pranuar në asnjë regjion nuk kemi bërë dallime. Ne kemi krijua komisionin që i kanë vlerësuar këto programe. Ne jemi bazu në kërkesat që i kanë plotësuar të gjitha kushtet që ne si ministri i kemi kërkuar”, tha ai.

Demiri, u shpreh se shumica nga vërejtjet që ZKA-ja i ka drejtuar ndaj MZhR-së, kanë qenë vërejtje teknike.

“Sa i përket raportit të auditimit vërejtjet janë të çështjeve teknike. Këto vërejtje kanë dalë për shkaqe teknike pasi ne si ministri nuk kemi aq të punësuar në Ministrinë tonë. Ministria jonë është një ministri e re dhe të gjitha që vijnë, vijnë nga ana e komunave”.

Ndërsa Fatos Qerimi, Sekretar i MZhR-së, tha se Ministria e Zhvilllimit Rajonal, aktualisht nuk ka staf të rekrutuar, madje në disa raste MZhR-së iu kanë përsëritë zyrtarët në komisione të ndryshme.

“Ne si ministri e re ende nuk kemi staf të mjaftueshëm të rekrutuar dhe si shkak i kësaj ka ndodhë që na u kanë përsëritë zyrtarët në komisione të ndryshme. Ne si ministri i kemi disa kritere për ndarjen e subvencioneve”.

Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, tha se mbetet shqetësuese se si kjo Ministri ende nuk ka ndonjë metodë për protokollimin e faturave.

“Kur është themelua kjo ministri në fillim kemi pas vërejtje për nevojën e themelimit të kësaj ministrie. Unë i kam brengat se si po ndahen investimet kapitale, ajo që është shqetësuese është mos protokollimi i faturave sipas rregullores së thesarit. Pse nuk po inventarizohet pasuria. Ne në raportin e auditimit figuron që asnjë faturë nuk është protokolluar, pra a janë këto fatura të pranuara në xhep?”, tha Hoti.

Ministri Demiri tha se kanë investuar në disa fshatra, ku sipas tij më herët nuk është investuar asnjëherë.

“Unë jam dëshmitar që në disa komuna që ku ne kemi investuar në disa projekte, vendasit e fshatrave thonë që nga ekzistenca e tyre askush nuk ka investuar në fshatrat e tyre. Unë e di që ka pas vërejtje që në disa komuna ekzistojnë projekte të mëdha se në komunat e tjera, por p.sh kemi pas raste kur një komunë ka kërkuar më shumë e një komunë tjetër ka kërkuar më pak”, shtoi Demiri.

Të ngjashme