Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Siç njofton ministria, transmeton Express, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.
“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.74 € për litër: Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.68 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër”, njofton ministria, transmeton Express.
Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 14/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.