Ministri në largim, Memli Krasniqi ka treguar sot se ndarja e posteve ministrore ka ndryshuar përsëri.
Krasniqi në një intervistë për televizionin RTV Dukagjini tha se Ministria e Shëndetësisë i përket Partisë Demokratike të Kosovës.
Fillimisht kjo ministri i është premtuar partnerit të tij të koalicionit, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
“PDK-ja do të udhëheqë Ministrinë e Shëndetësisë, Financave, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Drejtësisë, Integrimeve Evropiane dhe një ministri tjetër”, është shprehur Krasniqi duke mos e përmendur emrin e një ministrise.
Memli Kransiqi, ka treguar se PDK-ja do t’i ketë gjashtë ministri, AAK-ja do t’i ketë dy ministri, AKR-ja do të mbetet me katër, NISMA do të udhëheqë me 3 ministri, Lista Serbe do t’i ketë tre ministri ndërsa komunitetet jo serbe do të udhëheqin dy ministri.