Ministrja Artane Rizvanolli raporton për Trepçën në Komisionin për Ekonomi

Prishtinë | 31 Tet 2023 | 07:58 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot do të raportojë në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Ajo do të raportojë lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A., duke filluar nga ora 11:00.

Gjithashtu, bëhet raportimi i bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare – ARKEP, lidhur me zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikime elektronike.

Të ngjashme