Ministrja Bajrami priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë József Bencze

????????????????????????????????????
Prishtinë | 30 Sht 2020 | 17:27 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, József Bencze.

Bajrami dhe Bencze biseduan për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror me theks të veçantë në projekte të fushës ekonomike.   

Ministrja e informoi ambasadorin Bencze me punën e Qeverisë së Kosovës në implementimin e programit për rimëkëmbje ekonomike dhe nënvizoi faktin se Qeveria e Kosovës po punon ngushtë edhe me shtetet partnere dhe institucionet ndërkombëtare financiare në projekte të ndryshme që kanë për synim luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen socio-ekonomike të vendit.

Ndërsa ambasadori József Bencze falënderoi ministren Bajrami për pritjen dhe shprehi gatishmërinë e tij dhe të shtetit Hungarez për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik, në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve si dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e integrimit në BE.

Të ngjashme