Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Në takim u diskutua për programin ekonomik të Qeverisë së Kosovës si dhe për implementimin e projekteve të financuara nga Republika Federale e Gjermanisë në Republikën e Kosovës.
Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadorin Heldt, qeverinë gjermane dhe taksapaguesit gjermanë për kontributin që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin për Kosovën, falë të cilit kontribut Kosova ka arritur të realizojë projekte të rëndësishme për qytetarët dhe ekonominë e vendit.