Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dijana Zhiviq, i është bashkuar sfidës “Mbille një pemë”, raporton Ekonomia Online.
Ajo me këtë rast ka mbjellë një pemë në oborrin e ministrisë që ajo drejton.
Ministrja Zhiviq ka sfiduar ministren e Integrimi Evropian, Dhurata Hoxha, zëvendësdrejtoren e USAID-it, Lisa Mango dhe Leah Soroka nga Banka Botërore, etj.
“Atëherë unë në këtë aksion e dominoj, ambasadorin grek, Lisa Magno nga USAID, ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, Leah Soroka nga IFC – Banka Botërore, faleminderit”, ka përfunduar ministrja e MBPZhR-së, Dijana Zhiviq.
“Mbille një pemë” është një nismë e zëdhënëses së Qeverisë së Kosovës, Donjeta Gashi. Pjesë e kësaj sfide janë bërë edhe krerët e institucioneve.