Ministrja Dumoshi pret në takim Koordinatoren për zhvillim të OKB-së në Kosove Richardson

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi priti në takim Koordinatoren për Zhvillim të OKB-së në Kosovë Ulrika Richardson.

Ministrja Dumoshi e njoftoi Richardson për ballafaqimin e MKRS-së me sfidat e vazhdueshme të shkaktuara nga pandemia, Covid-19, si dhe për projektet që janë në zhvillim e sipër me fokus të veçantë për sektorin e rinisë.

Znj. Richardson e ftoi ministren Dumoshi për pjesëmarrje në takimin me RYCO si dhe ofroi mbështetjen e saj në fushat të cilat i përfshin MKRS në veçanti dikasterin e rinisë.

Në përfundim të takimit u dakorduan për bashkërendimin e aktiviteteve ndër institucionale.

Të ngjashme