Ministrja Dumoshi telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së parashutistit Fatos Gërxhaliu

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi me rastin e vdekjes së parashutistit, i shprehi ngushllime familjes së tij.

Ajo tha se me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdejken e tij.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, të parashutistit Fatos Gërxhaliu, pas aksidentit në fluturim, lajm që na pikëlloi të gjithëve.

Humbja e tij do të lërë një boshllëk të madh në familje dhe në komunitetin e aeronautikës.

Bashkë ndjej dhimbjen në këto momente të trishta për familjen, miqtë, komunitetin sportiv dhe ata që e njohën.

Ngushëllime familjes Gërxhaliu, miqve të të ndjerit, Federatës dhe tërë komunitetit të aeronautikës në Kosovë.

Të ngjashme