Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, së bashku me kryetarin e kësaj komune Sokol Haliti, kanë vizituar palestrën sportive në Viti, në të cilën ka paraparë investim prej 1 milion e 500 mijë euro për këtë palestër.
Ministrja Dumoshi tha se kjo palestër pritet të përfundojë vitin e ardhshëm.
“Tash jemi në vizitë te Palestra Sportive e cila ka qenë shumë e nevojshme për Komunën e Vitisë, ku zhvillohet disa sporte duke filluar prej gjimnastikës e cila është baza e sportit dhe koncerteve të ndryshme. Kjo sallë do ti përmbushë nevojat e sportistëve dhe është financim i ministrisë me 1 milion e 500 mijë euro dhe Tribuna do të jenë 1200 ulëse. Në presim që punimet të zhvillohen dhe sa më shpejt kjo palestër të funksionojë. Me kryetarin biseduam për fillimin e punimit të palestrës dhe financat dhe presim vitin e ardhshmë të përfundojë. Ne do ti kryjmë të gjitha obligimet. Në komunën e Vitisë i kanë parë edhe pronat që do të ndërtohen, “ shtoi Dumoshi.
Ndërkaq, kryetari Haliti e falënderoi ministren dhe stafin e MKRS-së për punën dhe përkrahjen që po japin në financimin e shumë projekteve që janë të dobishme dhe në interes të qytetarëve të Komunës së Vitisë.
“Është tepër e nevojshme që kjo palestër të përfundojë. Ka pasur shumë sportistë që kanë garuar në klube të tjera dhe ka sportistë të shkëlqyeshëm që zhvillojnë gara dhe kanë nevojë për një palestër. Neve na nevojitet në palestër dhe aktivitete sportive. Palestra mund të sigurojë strehë për këto aktivitete sportive. Unë falenderova ministren për financimit rreth këtij projekti”, shtoi Haliti.