Ministrja e Arsimit: Po e përgatisim platformën për vlerësimin online

| 08 Pri 2020 | 13:35 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja në detyrë Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionti,  Hykmete Bajrami ka thënë se  se mësimi online i ka tejkaluar pritshmëritë e tyre dhe se po arrijnë të përmbushin planorogramin e paraparë, raporton Ekonomia Online.

Këtë deklaratë Bajrami e ka bërë gjatë vizitës në Komunën e Gjakovës bashkë me kryeministrin në detyrë dhe ministra të tjerë.

Bajrami tha se ende nuk e dinë se a do të bëhet vlerësimi online, por që janë duke përgatitur një platformë efikase që mundëson të kryhen vlerësimet online.

“Përpos mbajtjes së mësimit kemi krijuar udhëzime për raportimin e mbajtjes së mësimit dhe që nga java e kaluar kemi filluar që në baza të rregullta të marrim raporte për particimin e nxënësve , mësimdhënësve dhe mësimin në distancë në të gjitha komunat.Kemi krijuar një njësi të veqant në kuadër të MASHTI-t e cila po  merret me përpunimin e këtyre raporteve dhe pjesmarrja është e kënaqshme por efektet e saj mbetet që ti masim përmes formave të vlerësimit”.

Fakti që unë isha pjesë e këtij delgacioni është që sektori Arsimit pas sektorit të Shëndetësisë është sektori më i afektuar për shkak stituatës së krijuar nga pandemia dhe krmi biseduar për progresin e mësimit në distance dhe për mënyrën e angazhimit që ne si Ministri mund të bëjmë diqka ndryshe për ti ardh në ndihmë komunës sepse komunat janë përgjrgjëse për arsimin primar dhe sekondar.Komunat kanë përgjrgjëai që ti angazhojnë mësimdhënësit.Jemi duke punuar për vlerësimin online por prap nuk kemi ardh deri te pika e tillë dhe po presim që vlerësimi të behet në shkolla, tha Bajrami.

Të ngjashme