Ministrja e Arsimit sot mban konferencë për media

Prishtinë | 13 Gus 2024 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot do të mbajë konferencë për media.

Ajo do të mbahet me fillim nga ora 13:00.

Lajmi është konfirmuar nga MAShT-i.

Nuk është bërë e ditur tema, megjithatë ditëve të fundit është diskutuar lidhur me mundësitë e furnizimit me libra. Nëse do të ndiqet forma e vitit të kaluar me subvencionim, apo me anë të tenderit librat të jepen falas.

Mbetet të shihet cili do të jetë vendimi.

Të ngjashme