Ministrja e Drejtësisë e dërgon djalin në shkollë, tregon sa i kushtuan librat

Prishtinë | 01 Sht 2023 | 09:38 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të premten e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Albani, e ka dërguar djalin e saj në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, Haxhiu ka thënë për Ekonomia Online se e ka shfrytëzuar edhe të drejtën e subvencionimit për libra. Tha se procedura ka zgjatur disa minuta dhe se kostoja totale e librave i kushtuan 130 euro, për të dy fëmijët.

Të parin tha se e ka në klasë të pestë, ndërsa tjetri në të parën. E një vajzë në çerdhe.

Sipas saj proceduar ka zgjatur vetëm tre minuta dhe ishte lehtë i qasshëm në sistem.  

“Po siç po e shihni sot fëmijët duken që të gjithë janë të lumtur, edhe unë e sjella bashkë me bashkëshortin tim djalin i cili fillon klasën e parë sot pikërisht e kam edhe tjetrin që e fillon klasën e pestë dhe vajzën që është ende në kopsht. Megjithatë për ne si prindër është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë, jemi të emocionuar sepse si prindër gjithnjë e duam më të mirën për fëmijët në përgjithësi”, deklaroi ajo.

“Është e vërtet që Ministria e Arsimit në këtë vit ka ndërruar formën e subvencionimit, ka subvencionuar prindërit për tekstet shkollore dhe materialet tjera qe ju duhen fëmijëve. Unë kam aplikuar për subvencionim sikur se çdo prindër. Procedura ka zgjatur diku tre minuta, jo më shumë se tre minuta dhe sigurisht që MAShTI ka bërë të ditur që tashmë grupi i parë i aplikuesve e kanë marr subvencionin nga Qeveria. Realisht ne i kemi blerë tekstet shkollore dhe për dy fëmijët janë bërë diku 130 e ca euro, që unë mendoj që edhe pjesa tjetër e mbetur mund të shpenzohet për qanat apo për materiale të tjera”, tha ajo.

Sa i përket keqpërdorimeve nga libraritë , Haxhiu u shpreh se nuk e ka vërejtur këtë dukuri, teksa përmendi edhe pasojat për keqpërdoruesit.

“Unë nuk e kam vërejtur këtë, ndonëse nuk e përjashtoj faktin që dikush të keqpërdor këtë çështje. Prandaj siç e keni parë MASHT dje ka takuar Autoritetin e Konkurrencës për të pasur parasysh kontrollin apo inspektimin që ja bënë shtëpive botuese, librarive edhe të tjera. Prandaj unë besoj që secili duhet ta kryej punën e tij apo saj, unë po të kisha ndonjë problem sigurisht që do ta raportoja në Ministri apo do ta bëja publik sepse është e papranueshme të keqpërdoren sidomos kur ka të bëjë me tekstet shkollore”, tha ajo.

Të ngjashme