Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka reaguar për një lajm të qarkulluar së fundmi se ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Donika Gërvalla është shpallur “non-grata” nga Shqipëria.
Malaj shprehet se Ambasada nuk e konfirmon këtë dhe nuk ka asnjë vendim ose udhëzim të tillë, shkruan TCh.
“Ambasada nuk konfirmon asgjë të tillë. Në media qarkullojnë shpesh hamendësime nga më të ndryshmet, të cilat ne nuk i komentojmë më tej. Nuk ka asnjë vendim apo udhëzim të tillë. Marrëdhëniet tona me Kosovën dhe me qeverinë e saj janë të qarta, të forta dhe gjithëpërfshirëse, siç është theksuar së fundmi edhe nga Ministri Hoxha në bisedën e zhvilluar me Ministrin Konjufca”, shprehet Malaj.