Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq.
“Sot pata kënaqësinë të filloj ditën me takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, z. Elmedin Konaković, gjatë vizitës së tij të parë në Prishtinë.
Biseduam për forcimin e marrëdhënieve tona dhe mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm. Kosova mbetet e përkushtuar për paqe, stabilitet dhe integrimin evropian.
Gëzohem për këtë takim dhe për mundësitë që na presin!”, shkroi në fb, Gërvalla.
