Ministrja Gërvalla takohet me kryeministrin kanadez, Trudeau

Prishtinë | 31 Tet 2024 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka udhëtuar drejt Kanadasë për konferencën e Ukrainës.

Atje, Gërvalla është takuar me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ministrja thotë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë konferencë dëshmon përkushtimin tonë në mbështetjen e një paqeje të qëndrueshme, solidaritetin e Kosovës me popullin ukrainas, mbështetjen përmes programeve që po implementojmë si dhe përkushtimin për paqe, siguri dhe stabilitet.

Të ngjashme