Ministrja gjermane i bën thirrje Kosovës ta bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s

Prishtinë | 17 Sht 2024 | 14:35 | Nga Ekonomia Online

Ministrja gjermane e Shtetit, Anna Luhrmann, i ka bërë thirrje Kosovës që ta bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s dhe të lejojë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë.

Në një postim në “X”, ku ministrja gjermane postoi një fotografi krah kryeministrit Albin Kurti, tutje u shpreh mirënjohëse për diskutimet e hapura që i pati në Kosovë.

“Mirënjohëse për diskutimet e hapura në Kosovë, përpara takimeve të këtij viti të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit. Ia bëra të qartë qeverisë se ne i bëjmë thirrje Kosovës të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s dhe të lejojë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë”.

Luhrmann dje erdhi në Prishtinë ku fillimisht u prit nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Të ngjashme