Ministrja gjermane në Kosovë, pritet pasdite nga Osmani

Prishtinë | 16 Sht 2024 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Presidentja Vjosa Osmani pak pas dreke do ta presë në një takim ministren e shtetit për Europë dhe Klimë të Republikës Federale të Gjermanisë, Anna Lührmann.

Presidenca njoftoi se takimi do të mbahet në 14:15.

Gjermania ka kërkuar të gjendet një mundësi që Kosova t’i largojë masat e sigurisë për mallrat serbe, në mënyrë që të arrihet pajtim për ndryshim të statusit të përfaqësimit në CEFTA.

Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka paralajmëruar se Kosova mund të mbetet jashtë Procesit të Berlinit. Ai thotë se “nëse Kosova e bllokon CEFTA-n do të jetë shumë e vështirë që t’i bashkëngjitet pastaj Planit të Rritjes dhe qasjes në tregun e BE-së”.

Osmani ka konfirmuar së fundmi se ekziston kërcënimi që Kosova të largohet nga Procesi i Berlinit.

Të ngjashme