Ministrja e Kulturës dhe Sportit të Greqisë, Lina Mendoni nuk ka dashur të flasë për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shteti i saj, raporton Ekonomia Online.
Ajo në konferencë të përbashkët me Ministrin kosovar Hajrulla Çeku, tha se nuk dëshiron të komentojë për çështje politike ngase në Kosovës është në vizitë për çështje që lidhen me kulturën dhe sportin.
Ajo ndër të tjera shtoi se është me rëndësi që shteti saj dhe Kosova do të bashkëpunojnë në fushën e artit dhe kulturës.
“Kjo është vizitë e ministrisë së Kulturës për kulturën atëherë nuk do të flasim për çështje politike. Dua të falënderoj ministrin për vizitën, ndihem shumë e veçantë që jam ministrja e parë e kulturës e Greqisë që e viziton Kosovën”.
“Kemi pasur diskutim shume të frytshme për temat e artit bashkëkohore dhe jemi shumë të lumtur që kemi filluar bashkëpunimin në temat e kulturës dhe artit. Është më rëndësi që më hapa të shpejt të punojmë në arritjen e bashkëpunimit në mesë dy vendeve tona”, tha ajo.
Ministri Hajrullah Çeku, tha se në këtë takim u diskutua për mundësit e bashkëpunimit në ndërmjet dy vendeve për kulturën.
“Diskutuam për mundësit e bashkëpunimit në mesë dy vendet tona. Gjatë qëndrimit do tw kenë disa takime dhe vizita ne institucionet e kulturës”.
“Një nga pikat që jemi darkurduar është qe ne të kemi një vizitë në Greqi për të finalizuar marrëveshjet për kulturën”, tha Çeku.